Lëshoi gazra para policëve, dënohet me 500 euro gjobë

23:17 | 16 Qershor 2020

Gazeta “Österreich” ka raportuar se gjoba është shqiptuar pas incidentit të ndodhur më 5 qershor, dhe se autori i veprës është ndëshkuar për shkeljen e rregullave të mirësjelljes në publik.

Policia e qytetit ka shkruar në rrjetin social Twitter, në internet, se “natyrisht askush nuk dënohet kur e lëshon ngazra aksidentalisht”, raporton The Guardian.

Sipas policisë, personi është sjellë në mënyrë provokuese dhe jobashkëpunuese gjatë një përballjeje me oficerët, që i kishte paraprirë incidentit.

Ai është ngritur nga një stol në park, i ka shikuar oficerët dhe “e ka lëshuar një gaz masiv të barkut, ashiqare qëllimisht”, ka deklaruar policia e Vjenës.

Policia ka theksuar se ndaj vendimit mund të paraqitet ankesë. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara