Kulla e Rapunzelës ekziston dhe pamjet brenda saj janë mahnitëse, por sa kushton një natë

08:11 | 8 Shtator 2020

Masat e vendosura për shkak të pandemisë i kanë bërë udhëtimet më të vështira dhe na duhet të mjaftohemi me vendet e afërta. Mirëpo, britanikët janë me fat, pasi mund të vizitojnë një vend të mrekullueshëm që ndoshta jo të gjithë e njohin.

Bëhet fjalë për një kullë mahnitëse të stilit të Rapunzelës, e cila ndodhet në Parkun Kombëtar piktoresk Snowdonia në Uellsin e Veriut.

Ndërtesa gotike e shekullit XIX, e cila quhet kulla Brynkir, ka gjashtë kate me nga një dhomë që lidhen me njëra-tjetrën nga një shkallë spirale prej guri.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të Sykes Holliday Cottages, një qëndrim 2-netësh në këtë vend kushton 482 paundë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara