Komplimentet, paratë apo picat motivojnë më shumë punonjësit?

00:53 | 11 Maj 2018

Picat me aromën e këndshme janë ushqimi që na tundon më shumë, edhe pse nuk na këshillohet shumë ta konsumojmë.  Një studim i fundit ka zbuluar se ndoshta picat janë çelësi për ti motivuar njerëzit që punojnë në zyra e më pas të jenë më produktivë.

Independent publikon artikullin ku shkruan se është bërë një studim mbi motivimin dhe produktivitetin në punë , duke i pyetur se kë do zgjidhnin nëse shefat ofrojnë shpërblime të vogla në para, komplimente dhe pica dhe ajo që rezultoi si surprizë është se të anketuarit preferuan picën.

Picat u vlerësuan me 6.7%, ndërkohë komplimentet me 6.6% ndërsa shpërblimet e vogla në para me 4.9%.  Kështu, për të gjithë shefat, nëse doni që punonjësit të kenë produktivitet blijuni pica dhe bëni komplimente

Shpërndaje në rrjete sociale