Këta pinguinë shijojnë ecje romantike në plazh

01:41 | 9 Korrik 2018

Njerëzit shpesh herë zhgënjejnë dhe thjeshtë disa prej tyre nuk meritojnë dashurinë!

Këtë gjë mbase e keni provuar në disa raste megjithatë duket se në këtë çështje pinguinët qëndrojnë krejtësisht ndryshe, njofton Klan Kosova.

Nga grindjet njerëzit lehtësisht krijojnë ndarje por, pinguinët afrikanë kanë një stil ndryshe pasi ata po çojnë jetën e tyre me të njëjtin bashkëshort.

Por se pinguinët me të vërtetë kanë një shpirt të ëmbël dhe të pastër, e tregojnë më së miri pamjet e publikuara më poshtë, në të cilat shihen dy pinguinë shumë të dashur ndërsa shijojnë një shëtitje romantike.

Çifti i pinguinve ëmbëlsisht u panë bregdetit në Afrikën e Jugut.

Shpërndaje në rrjete sociale