Japonezët shpikin karrigën në të cilën mund të flesh në zyrë

15:26 | 7 Prill 2019

Shumica prej nesh ndjejnë efektet negative të privimit të gjumit pothuajse çdo ditë në punë, prandaj edhe përpiqemi që këtë ta luftojmë duke pirë kafe.

Sara C. Mednick, Ph.D., eksperte e gjumit dhe autore e “Bëj një sy gjumë!” , thekson se 20 minuta gjumë do të ndihmojnë që të rivendosni sistemin motorik dhe të rrisni vigjilencën tuaj, transmeton portali arbresh.info

Privimi i gjumit është një çështje serioze që mund të ndërhyjë në disponimin tuaj, kohën e reagimit, qartësinë mendore, nivelet e stresit, presionin e gjakut, kujtesën dhe metabolizmin.

Disa kompani amerikane e kanë kuptuar këtë, prandaj edhe kërkojnë nga punonjësit që të rimbushin bateritë duke bërë një sy gjumë.

Për më tepër, shpikja japoneze ngjan që është ideale për një sy gjumë, pasi kjo karrigë mund të konvertohet edhe në krevat.

Për më shumë shikoni videon:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara