Ishulli me shtëpiza që jepet falas për një profesion

10:12 | 4 Dhjetorë 2018

Një grup arkitektësh dizenjuan një ishull me shtëpi të vogla në Norvegji, ku mund të shkohet vetëm me varkë.

Projekti fitoi një nga çmimet Architizier 2018, që vlerëson projektet më të bukura në botë.

I gjithë blloku i shtëpizave mund të merret me qira për 3500 dollarë në javë, por artistët mund të aplikojnë për të qëndruar falas.

Për këtë arsye, që kur është hapur, në vitin 2017, është frekuentuar rregullisht nga muzikantë e artistë të ndryshëm.

Për të mos dëmtuar ishullin, arkitektët vunë kabina të vogla e nuk bënë një ndërtim masiv. Materialet u sollën me helikopter dhe u montuan në ishull.

Artistët mund të aplikojnë falas. I gjithë ishulli kushton 3500 dollarë java. Ishulli ka dhe shërbim, njerëz që ngrohin saunat e që gatuajnë.

I gjithë kompleksi mund të mbajë deri në 15 veta. Kabinat e gjumit kanë shtretër tek ose dopjo. Klientët mund të shijojnë edhe sauna.

Kabina më e veçantë është një strukturë e ngritur, që jep pamje fantastike të dritave të veriut. Kanë dhe një katedrale të vogël, ose “kutia e mendimeve”.

Ishulli është i pasur me zogj dhe me bar me fije të gjata. Artistët thonë që qetësia që ofron ishulli është fantastike. /tch/

Shpërndaje në rrjete sociale