Ish postieri u gjet me 400kg mall të padërguar

00:33 | 7 Prill 2018

Një ish postier italian është duke u përballur me akuza të rënda, pasi policia ia ka gjetur rreth 400kg dërgesa të padërguara.

Të gjitha dërgesat që ai “kishte refuzuar” t’i dërgonte iu gjetën në shtëpinë e tij në veri të Torinos, transmeton portali arbresh.info

Policia tha se 33-vjeçari, i cili nuk është emëruar, ka deklaruar në policisë se e ka bërë këtë gjest në shenjë proteste për pagën e vogël.

Ai e la punën në vitin 2017.

Të gjitha gjërat e padërguara janë gjetur nga një person që ishte ndalur të bënte një kontroll rutine.

I njejti rast ka ndodhur edhe në vitin 2010, pasi një ish postier kishte vendosur që të mbante fshehur mallin e padërguar në një garazhë në Venezia.

Dënimi që pritet të mbajë ish postieri është rreth 1 vit burg./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale