I vodhi një puthje 40 vite më parë, Princi Charles bashkohet me fansen

01:33 | 9 Prill 2018

Princi i Uellsit është ritakuar me një grua që arriti të vjedhë një puthje prej tij rreth 40 vjet më parë.

Në vitin 1979, Leila Sherwood pushtoi titujt e medias si 14-vjeçarja që arriti të puthë princin e ri në faqe në aeroportin e Cairns.

Princi Charles ndoqi një shëberbesë në kishë gjatë turneut të tij në Australi. Sherwood priti jashtë kishës Ungjillore të Shën Joanit të dielën, për të takuar përsëri princin.

54-vjeçarja i tregoi atij një gazetë rreth 4 dekada më parë, pasi princi u largua nga shërbimi i së dielës në kishë.

“Ai mbajti dorën time dhe më tha ‘Zoti ju bekoftë'”-u shpreh ajo.

Në foton që i tregoi princit, shihej Sherwood në mometin që i vodhi puthjen në faqe./oranews/

Shpërndaje në rrjete sociale