I propozon të dashurës me unazë të bërë me flokët e tij

03:01 | 15 Maj 2019

Propozimi me një unazë të bukur nga ana e partnerit është një moment i veçantë për të gjitha femrat.

Por jo gjithmonë femrat janë të kënaqura me zgjedhjet e modeleve të unazës që partneri mban në dorë.

Një grua ka marrë një unazë të pazakontë, e cila ishte e bërë me flokët e të dashurit të saj.

Ajo nuk ka nguruar ta postojë foton në rrjetet social ku komentet kanë qenë të shumta.

“Ai tashmë është i fejuari im. Ai më propozoi më një unazë të bërë nga flokët e tij”, shkruan ajo, duke e shoqëruar posimin me shumë emoj.

Ndërsa komentuesit shkruajnë: I fejuari…? Unë nuk e pranoja kurrë një njeri që do më propozonte me një unazë të tillë…

–Jam kurioz të di, nga i ka gjetur gjithë këto flokë të gjatë?

-Qenka një djalë shumë i çuditshëm. ..

Por, përtje komenteve, ajo është shprehur se e do të dashurin e saj, dhe nuk ka rëndësi fare unaza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara