Hajdutët e makinave filmojnë veten duke u ndjekur nga policia

23:33 | 8 Mars 2018

Dy vjedhësit e dyshuar të makinave filmuan veten duke u ndjekur me shpejtësi të lartë nga policia, të cilën e pas e shpërndanë në Facebook.

Në klip shihen dy burra që garojnë nëpër rrugët e banueshme në Dudlet, me një Ford Fiesta, duke u përpjekur që të arratisen nga oficerët e policisë, transmeton portali arbresh.info

Sirenat e policisë mund të dëgjohen në të gjithë videon.

Hajdutët e dyshuar brohorasin për një moment pasi mendojnë se gabimisht makina e patrullimit të policisë ishte  “zhdukur”.

Ata e vendosën videon në Facebook dhe vetëm për 13 orë, video është parë më shumë se 500 mijë herë.

Policia po heton rastin, duke përfshirë edhe një hetim të gjërë ndaj mediave sociale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale