Gruaja dhe dashnorja bëhen bashkë, rrahin burrin tradhtar

01:46 | 5 Mars 2018

Një burrë e ka pësuar keq nga bashkëshortja e tij, të cilën ai e tradhëtontë, por edhe nga dashnorja e cila mori vesh që ai ishte i martuar.

Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës në Shaanxi të Kinës.

Fillimisht bashkëshortja e kapi për flokësh dashnoren e burrit, por ai i doli në mbrojtje. Në momentin kur ajo merr vesh që “shkatërruesja e familjes” nuk ishte në dijeni që ata ishin familje, ajo i kthehet burrit të saj

 “Thirreni policinë, sepse ky është tradhtar. Për 20 vjet jam e martuar me të dhe nuk kam ku shkoj”, bërtiste ajo me zë, ndërsa mbante burrin për këmishe.

Meqenëse ishte shumë këmbëngulëse dhe nuk po e lejonte të lëvizte, ai e qëlloi në fytyrë gruan e tij.

Nuk dihet si përfundoi kjo histori, me lidhjen e dyfishtë të këtij burri./oranews/

Shpërndaje në rrjete sociale