Grabitësit i bien pantallonat dhe pistoleta nga dora

01:01 | 10 Shtatorë 2018

Jo gjithmonë tentativat e grabitjes kanë një pilog të trishtuar. Këtë gjë e di mirë shitësja e një dyqani cigaresh elektronike në Denver të Kolorados.

Një grabitës u fut në dyqan dhe nën kërcënimin e armës tentoi që të marrin para, por gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve të tij.

Kur ai nxori pistoletën nga xhepi dhe ia drejtoi shitëses, i ra nga dora dhe përfundoi pas banakut. Pas kësaj grabitësi iku me vrap, por gjatë arratisjes rrezikoi që t’i binin edhe pantallonat./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale