Google Maps e etiketon shkollën si “Ferri në Tokë”

21:22 | 4 Shkurt 2019

Një shkollë është etiketuar si “Ferri në Tokë” nga Google Maps.

Besohet se emri i kësaj shkolle është thjesht një shaka e bërë nga nxënësit, transmeton portali arbresh.info

Hornsea School and Language College në Yorkshire Lindore u shfaq në faqen e internetit të etiketuar si “Hornsea Prison & Hell on Earth”.

Besohet se nxënësit kanë dorëzuar ndryshimin e emrit të shkollës në Google Map dhe kjo është pranuar.

Më pas ka reaguar shkolla, e cila ka theksuar se ndryshimi është bërë pa asnjë autorizim zyrtar.

Emrat e vendeve mund t’i sugjerohen Google nga dikush, por duhet të verifikohen nga pronari i biznesit, për të siguruar që ata janë të vetmit që mund t’i editojnë ato.

Hornsea School and Language College është një shkollë e mesme e themeluar në vitin 1958 dhe pranon nxënës nga Hornsea dhe zonat përreth./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara