Gjobë prej 2800 eurosh për ata që qajnë me zë në shtëpi

22:12 | 28 Maj 2019

Një ligj i ri në Britaninë e Madhe duket tepër absurd, por do të aplikohet për të gjithë.

Sipas këtij ligji, kur të shihni një film prekës në shtëpi duhet të përpiqeni të mos qani me zë të lartë, pasi përndryshe mund të gjobiteni.

Kushdo që shqetëson fqinjët e tyre duke qarë me zë të lartë, mund të marrë një gjobë që në rastet më ekstrem do të arrijë deri në 2500 funte (rreth 2830 euro).

Apdejtimi i ligjit aktual është bërë me qëllim “Mbrojtjen e Komunitetit”, që synon të ruajë qetësinë dhe harmoninë në lagjet e Britanisë së Madhe.

Këto rregulla zakonisht të ndalojnë të dëgjosh muzikë me zë të lartë, të bësh një festë të çmendur në shtëpi, ose të godasësh muret. Në këto raste përveç gjobës mund të ndiqesh edhe penalisht.

Nëse për ju kanë raportuar vazhdimisht se qani me zë të lartë, ju mund të merrni një gjobë prej 100 funte fillimisht. Ndërkohë, ata që shkojnë deri në gjykatë mund të gjobiten deri në 2500 funte.

Rregullat e ashpra do të aplikohen fillimisht në Newcastle-Under-Lyme.

Sipas The Sun, këshilli i qytetit ka paralajmëruar banorët “të mos qajnë me të madhe, të bëjnë zhurmë, apo të godasin muret”, përndryshe do e pësojnë keq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara