Gara që çmend bastvënësit australianë

18:24 | 6 Nëntor 2018

Rreth 100 mijë persona u mblodhën në pistën ikonike “Flemington” të Melbournit, ku organizohet gara më e famshme e kuajve jo vetëm në Australi, por në të gjithë botën.

Përveçse një eveniment i madh sportiv, ky organizim është një nga festat më të shumëpritura në Australi.

Në fakt, pjesëmarrësit nuk pyetën as për shiun, as për faktin që një pjesë e mirë e kuajve pretendentë dolën shumë keq në gara. Ata vazhduan të festojnë të shfrenuar.

Shpërndaje në rrjete sociale