Fotoja e të moshuarës në lajmërimin e vdekjes bën xhiron e botës

01:33 | 27 Gusht 2020

Fotoja e mësipërme është një mënyrë e pazakontë për t’i dhënë lamtumirën e fundit një të dashuri. Ajo është fotografuar në Rimini të Italisë. E moshuara me gishtin e mesit është Irma Filomena Nanni, e cila ndërroi jetë në moshën 84 vjeçar.

Fotoja është vendosur nga nipërit dhe mbesat e saj. Fëmijët Daniela, Monica, Luigi dhe Valter, nipërit e mbesat Yuri, Nadia, Nadir dhe Naser kanë njoftuar me keqardhje ndarjen e saj nga jeta ndërsa kanë sqaruar për mediat edhe arsyet e përzgjedhjes së kësaj fotoje.

“Ne e zgjodhëm këtë foto sepse nëna ishte e tillë. Një grua e shkëlqyer e lindur në periudhën e gabuar për mendjen e saj” – thanë ata.

E moshuara ndërroi jetë në 18 gusht dhe funerali u mbajt në formë laike në 20 gusht në varrezat e San Maria në Cerreto. Nëse dikush po pyet nëse e njëjta foto e posterit do të përdoret gjithashtu për gurin e varrit, përgjigja, thonë që familjarët është “Sigurisht që PO!”/lapsi.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara