Fluturojnë, fluturojnë… flokët e Donald Trump!

01:11 | 7 Prill 2018

Flokët e presidentit të Amerikës kanë marrë formë të çrregullt pasi po frynte një fllad kur po hipte tek avioni i Forcave Ajrore.

Donald Trump do të udhëtonte drejt West Virgina kur filloi një erë e fortë që ia shkatërroi flokët. Disa pamje tregojnë se si ai përpiqet ti mbajë me dorë, por nuk ia del.

Një gjë e tillë ka ndodhur disa herë, përfshirë rastin e muajit shkurt kur ai do udhëtonte drejt Mar-a-Lago.

Fotografitë e Donald Trump janë bërë virale në rrjete sociale ku të gjithë kanë filluar ta komentojnë me ‘meme’ të ndryshme që shkaktojnë mjaft të qeshura.

Shpërndaje në rrjete sociale