Familjarët me fat lundruan shumë pranë një delfini që u afrua në bregdet

15:43 | 5 Korrik 2018

Paul Blackley dhe dy vajzat e tij, patën mundësinë e rrallë që të lundrojnë pranë një delfini shumë miqësor, në bregdetin e Isle of Wight të Britanisë së Madhe.

Babai 49-vjeçar e ka filmuar gjallesën e vetmuar që u notonte pranë, teksa ata ndodheshin në dërrasat për pedalim, transmeton Telegrafi.

“Nuk kishin parë kurrë delfin, andaj u ndjen aq me fat, që luajtën me të, sa që thanë se ishte dita më e lumtur e jetës së tyre”, ka shkruar Blackley.

Këto krijesa që janë mjaft miqësore, zakonisht qëndrojnë në thellësi dhe lëvizin në grup, andaj është mjaft e vështirë të gjendet një vetëm. Aq më pak në një bregdet, që është shumë i populluar me pushues. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale