E gjuan të bijën me papuçe me një precizitet të paparë

12:07 | 24 Janar 2019

Ky është momenti i pabesueshëm kur një mama e zemëruar gjuan të bijën me papuçe gjersa ajo është duke vrapuar.

Pjesa qesharake është se ajo e arrin atë pavarësisht që është në një distancë të konsiderueshme, transmeton portali arbresh.info.

Nëna doli në rrugë, diku në Meksikë për të ndjekur vajzën e saj që u largua pas një zënke familjare.

Ajo hoqi sandalen dhe u drejtua të bëjë gjuajtjen që në dukje duket e pamundur, para se ta hedh gati 30 metra tutje ne rrugë. Ajo e godit atë në krah dhe e bën që të ndalojë.

Video është postuar në Twitter ku ka arritur më shumë se 1.3 milion shikime dhe mbi 60 mijë pëlqime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara