E fiksuar pas tij, vesh fustanin e dasmës çdo fundjavë

01:31 | 21 Shtator 2019

Një grua e porsamartuar ka krijuar një listë eventesh ku paraqitet vazhdimisht me fustanin e saj të dasmës edhe pse ka një muaj që është martuar.

Dawn Winfield-Hunt, 54 vjeç, nga Rhyde, Isle-of-Wight ka zgjedhur të veshë fustanin prej fildishi çdo fundjavë që prej ceremonisë martesore muajin e kaluar, dhe ka vizituar shumë atraksione turistike si Pallati Buckingham, Isle of Wight Steam Railway dhe madje edhe evente më ekstreme si sporte të ndryshme i ka ndjekur dhe praktikuar të gjitha me fustanin e nusërisë.

Ajo tregon se këtë fustan do ta veshë çdo fundjavë deri në përvjetorin e parë të martesës së saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara