Duhet të hante 50 vezë, basti i shkakton vdekjen 42-vjeçarit

00:58 | 7 Nëntor 2019

Një burrë 42-vjeçar nga India ndërroi jetë për shkak të një sfide me mikun e tij të ngushtë. Fitues do të shpallej ai që do hante i pari 50 vezë dhe do merrte 22 dollarë nga pala humbëse.

Por, jo gjithçka shkoi ashtu siç e kishin menduar.

Policia njoftoi se Subhash Yada u ndje jashtëzakonisht i ngopur në vezën e 42-të, prandaj mbeti pa ndjenja.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq disa orë më vonë. Mjekët besojnë se ai ndërroi jetë për shkak të ngrënies së tepërt, raportoi ‘Asian News Service’.

Ndërsa me mikun e tij nuk dihet se çfarë ndodhi./tsot/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara