Demi “hëngri gabimisht” floririn e nuses në Indi

01:03 | 3 Nëntor 2019

“Shpresojmë të marrim arin nga jashtëqitja e demit. Për këtë shkak e ushqejmë”, tha Janakaraj nga shteti indian Haryana

Një dem në shtetin indian Haryana ka ngrënë 40 gram stoli ari.

Sipas mediave lokale, bashkëshortja dhe nusja e Janakaraj që jetojnë në rajonin Sirsa, stolitë i kanë vendosur brenda një tasi. Më pas stolitë që kanë mbetur gabimisht nën perime, janë hedhur në mbeturina.

Janakaraj, në deklaratën për gazetarët, tregoi se pamjet e filmuara treguan se mbeturinën e hedhur e ka ngrënë një dem.

Ai më tej tha se me ndihmën e një veterinari e kanë gjetur demin dhe e kanë lidhur në një hapësirë të hapur në afërsi të shtëpive të tyre, duke shtuar se kanë filluar ta ushqejnë atë.

“Shpresojmë të marrim arin nga jashtëqitja e demit. Për këtë shkak e ushqejmë”, tha ai./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara