Delet ‘pushtojnë’ rrugët e Madridit

22:00 | 20 Tetor 2019

Rrugët e Madridit janë mbushur nga delet, pasi më shumë se 2 mijë dele kaluan nëpër qendrën e qytetit të saj të mrekullueshëm për një ngjarje vjetore.

Kryeqyteti Spanjoll ndodhet në rrugën e lashtë të migrimit, ku barinjtë do të lëviznin bagëtinë e tyre në jug për dimër, transmeton portali arbresh.info

Ngjarja njihet si Fiesta de la Trashumancia (festival transhumance) dhe promovohet nga autoritetet turistike lokale.

Festivali filloi në 1994 dhe është krijuar për të bërë homazhe ndaj trashëgimisë rurale të zonës.

Ata që shoqërojnë kafshet, vishen me rroba tradicionale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara