Blen akullore, por gjen brenda një gisht

00:23 | 11 Qershorë 2018

Një person në Palermo kishte blerë një kaush me akullore në një bar dhe brenda gjeti një gisht të prerë.

Ai u tmerrua dhe menjëherë paralajmëroi karabinierët. Nga marrja në pyetje e pronarëve dhe punonjësve të dyqanit të akullores doli se një nga punonjësit kishte prerë gishtin gjatë punës.

Megjithatë, askush nuk ishte shqetësuar të kërkonte gishtin e humbur. Siç raportohet nga Il Giornale di Sicilia, viktima e aksidentit punonte në të zezë. Aksidenti, që ndodhi në dyqanin e pastave, nuk u raportua pikërisht sepse punonjësi ishte i parregullt.

Gishti i shkëputur përfundoi tek kazani i akullores dhe është lënë aty, deri në zbulimin makabër të klientit./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale