Berberja shqiptare e famshme në Zvicër

21:36 | 6 Janar 2019

Shqiptarja Jesma Saliu është një nga ato gra që tashmë ka thyer tabunë se profesioni i berberëve është një punë që mund të bëhet vetëm nga burrat.

Ajo jeton në Sion të Zvicrës ku prej 7 vitesh po ushtron këtë profesion bashkë me të shoqin, Demirali Saliu.

Shqiptarja me origjinë nga Prilepi i Maqedonisë, thotë se këtë zanat e ka trashëguar nga babai, i cili ka qenë berberi i pare në Sion. Ajo rrëfen se i ati ka qenë kundër vendimit të saj për tu bërë një berbere, por që me këmbëngulje ka arritur që të plotësojë atë që do.

 “Këtë zanat e kam marrë nga babai të cilin e kam berber. Mua më ka pëlqyer ky zanat dhe kam filluar të punoj te babai. Ka 15 vite që e punoj këtë zanat.Unë jam nga Maqedonia, më saktë nga Zhitosha e Prilepit”, tha për Lajm.tv, berberja Jesma Saliu.

Shqiptarja nga Maqedonia, berberja më e mirë për meshkuj në Zvicër (Video)

Shqiptarja nga Maqedonia, berberja më e mirë për meshkuj në Zvicër (Video)http://lajmpress.com/shqiptarja-nga-maqedonia-berberja-me-e-mire-per-meshkuj-ne-zvicer-video/

Publiée par Lajm TV sur Vendredi 4 janvier 2019

Shpërndaje në rrjete sociale