Arrestohet profesori i shkencave, shkaktoi eksplodim derisa eksperimentonte në oborr

15:32 | 1 Dhjetorë 2018

Yoki Krusel nga Cambriddge i Anglisë, është arrestuar pas një eksplodimi që e ka shkaktuar në oborrin e tij, derisa po kryente një eksperiment për nxënësit.

Profesori i shkencave i ka përzier dy përbërës, para se ta shkaktonte eksplodimin ‘enorm’ që më pas e shpërndau përmes rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.

Në pamjet e shkurtra, shihet tym që del prej një grilli, para se të ndodhë shpërthimi. Megjithatë, nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Pas pesë ditësh, policia e ka arrestuar Krusel nën akuzën për akt eksploziv, ndërsa e evakuuan zonën derisa kryen kontrolle për të vërtetuar nëse gjithçka është në rregull.

Gjatë qëndrimit në mbajtje, Krusel është alivanosur dhe u dërgua për kontroll në spital, por gjendja tij është përmirësuar. Atë e suspenduan nga detyrat shkollës së mesme ku jepte mësim, deri në një vendim tjetër.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale