Edhe lopët e lëshojnë Kosovën, kalojnë kufirin Kosovë-Shqipëri (VIDEO)

13:45 | 12 Prill 2018

Duket se edhe kafshët kanë filluar ta ndjejnë se liberalizimi i vizave për Kosovën po afron.

Në një video që ka ardhur në adresë të portalit Arbresh.info shihet një lopë teksa kalon kufirin Kosovë-Shqipëri.

Lopa ka kaluar aq lehtë saqë nuk kishte nevojë t’i nënshtrohej as kontrolleve në kufi pasi para disa jave sportelet janë djegur nga protestuesit kuksianë të cilët po e kundërshtonin vënien e taksës për kalim në Rrugën e Kombit./Arbresh.info.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale