1400 njerëz fitojnë lotarinë në Karolinën Jugore

22:06 | 5 Tetor 2019

Imagjinoni si do të ndjeheshit kur të kuptoni se keni fituar llotarinë, por më pas ju thonë se duhet të ndani fitimet me pothujase 1400 njerëz të tjerë.

Sipas mediave amerikane kjo ka ndodhur në Karolinën Jugore dhe u gjet se të gjithë fituesit kishin zgjedhur numrat 2-2-2-2, transmeton portali abresh.info

Zyrtarët e Lotarisë Arsimore në Karolinën e Jugut po paguajnë një çmim rekord prej 3.4 milion dollarë në ndeshjen e së shtunës së kaluar.

Sidoqoftë, zyrtarët thonë se jo të gjithë do të marrin një pagesë të barabartë. E gjitha varet nga shuma e biletës që kanë shpenzuar ata. Një person luajti kombinimin fitues 16 herë, duke kapur atyre 80,000 dollarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara