12 ton çokollatë derdhen mbi një autostradë në Poloni

00:45 | 10 Maj 2018

Autoritetet polake u përballen me një situatë të pazakontë pas një aksidenti me makinë, në të cilën një tank që transportonte 12 ton çokollatë të lëngshme u përmbys në autostradë.

Siç shkruajnë mediat, kjo ngjarje ndodhi pranë qytetit polak të Lech Poznanit, ku makina goditi pengesën rrugore dhe u përmbys, dhe shoferi pati lëndime të lehta.

“Rruga ishte e mbuluar me një shtresë çokollate, rreth pesë centimetra të trashë, e cila filloi të forcohej dhe dukej sikur kishte një çokollatë të madhe në rrugë”, tha zëvendësshefi i zjarrfikësve, Bogdan Kowalski.

 

Shpërndaje në rrjete sociale