Veseli e Haradinaj homazhe për Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun

14:43 | 2 Nëntor 2019

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, dhe Kadri Veseli kanë bërë homazhe me rastin e 30 vjetorit të rënies së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Me rastin e kësaj dite Veseli tha se, ndihet krenar  për atë çfarë  ka bërë në të kaluarën, raporton arbresh.info.

“Kaluan 30 vite, sikur me qenë dita e sotme kemi pas lavdin e heronjve tanë kanë qenë pasardhësit tanë. Ndihem krenar  dhe jam krenar për atë çfarë  kemi bërë në të kaluarën. Dhe ne tani  duhet te punojmë më shumë. Këta dy djem të ri kanë ra në altarin e lirisë lavdi e përjetshme për heronjve tanë”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, Fahri Fazliu  dhe Afrimi Zhitia ranë heroikisht më 2 nëntor të vitit 1989, në Bregun e Diellit në Prishtinë, pas një luftimi të pabarabartë me forcat e armikut./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara