Vazhdojnë punimet në parkingjet e Prishtinës, paralajmërohen edhe 60 vendparkime të reja

15:11 | 9 Korrik 2020

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës së parkingut në rrugën “Andrea Gropa” dhe pasi të përfundojnë do të jenë të gatshme të shënjëzohen rreth 60 vendparkime e të cilat do të menaxhohen nga ndërmarrja “Prishtina Parking”.

Ahmeti ka thënë se shenjëzimet e vendparkimeve në zonën Qendër po vazhdojnë dhe kur të funksionalizohen do të ndihmojnë që parkingjet të menaxhohen më mirë duke siguruar rend e rregull.

Postimi i plotë i Ahmetit, në Facebook:

Po vazhdojnë punimet në rregullimin e hapësirës së parkingut në rrugën “Andrea Gropa”. Pas përfundimit të…

Publiée par Shpend Ahmeti sur Jeudi 9 juillet 2020

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara