Robin Krasniqi kthehet në shtëpinë e vjetër

15:33 | 22 Tetor 2020

Kampioni momental i boksit Robin Krasniqi, nuk u kthye në shtëpi pa e vizituar agjensionin më të vjetër të marketingut në Kosovë, Zero Pozitive Publicis.

Krasniqi  sot ishte prezent në hapësirat e reja të Zero Pozitive Publicis, për t’i nderuar stafin e këtij agjensioni të cilët kanë punuar kohë të gjatë në krijimin e brend-imazhit të Robin Krasniqit, kampionit të botës në boks.

Stafi i Zero Pozitive Publicis, vite më parë ka realizuar llogon identifikuese të Robin Krasniqit të cilën sot e mbanë me shumë krenari si kampion bote.

Kujtojmë gjithashtu se ky agjension ishin ndër të parët që kishin bashkëpunuar me kampionin tonë të botës në realizimin e vieo-reklamave të ndryshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara