Pamje nga ngjarja tragjike në Minierën e Artanës

15:44 | 2 Qershor 2020

Vazhdojnë të mbesin nën rrënoja dy viktimat që humbën jetën nga shembja e dheut në Minierën e Artanës, raporton arbresh.info.

Mesditën e sotme është shembur dheu në Minierën e Artanës ku ka zënë dy punëtorë të cilët kanë humbur jetën nën rrënoja.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen ekipi i FSK-së,  Ekipet e Shpëtimit për minatorë, Policia e Kosovës e zjarrfikësit.

Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë shkuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Ministrja Rozeta Hajdari, kreu i AKR- Behgjet Pacolli e lider tjerë.

Nga fotot e dërguara nga tereni shihen numër i madh i njerëzve që janë grumbulluar tek miniera./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara