Pamje mbresëlënëse të perëndimit të diellit në Manhatan

12:27 | 1 Qershorë 2018

Turma qytetarësh u mblodhën në zona të zgjedhura në Nju Jork për të dëshmuar një pamje mbresëlënëse të njohur me termin “Manhattanhenge”.

Mbrëmjen e së mërkurës në 20 e 12 të orës lokale të gjitha rrugët në lindje e perëndim të qytetit u ndriçuan në mënyrë spektakolare nga dielli që po perëndonte. Ngjarja ndodh dy herë në vit dhe ka të bëjë me diellin që rrethohet në mënyrë perfekte me kornizën e qiellgërvishtësve të shumta të Nju Jorkut. Pamja është mjaft popullore në rrjetet sociale, ku qytetarët postojnë fotot më të bukura, transmeton tch.

Emri “Manhattanhenge” u shpik nga astrofizikanti Neil deGrasse Tyson ne 1996. Ai u frymëzua nga monumenti parahistorik i Britanisë së Madhe, Stonehenge, ku dielli duket sikur përfshihet në kornizën e gurëve vertikalë gjatë solsticeve.

Mundësia e radhës për të asistuar perëndimin dramatik në Manhatan do të jetë 12 korriku.

Shpërndaje në rrjete sociale