Një nga aeroportet më të bukura në botë sapo ka filluar punën

22:36 | 26 Shtatorë 2018

Të shijosh një pamje të mahnitshme nga avioni është një ndër përfitimet më të mëdha që mund të përjetojë dikush gjatë një udhëtimi.

Një aeroport e ka arritur qëllimin, transmeton portali arbresh.info

Aeroporti i ri Pakyong në Sikkim të Indisë është gdhendur në malin në ultësirat e Himalajeve, që do të thotë se pasagjerët do të shijojnë një nga pamjet më të bukura edhe në kohën kur ateron aeroplani.

Kryeministri Narendra Modi inauguroi aeroportin, i pari i Sikkim, i cili raportohet gjithashtu të jetë aeroporti i 100-të i Indisë.

Ndërtesa e aeroportit është mjaft e vogël dhe ka dy gjire parkimi dhe një terminal. Pritet që ky aeroport të funksionojë vetëm për biznes dhe nuk pranon më shumë 50 pasagjerë.

Autoritete lokale besojnë se ky aeroport do të rrisë numrin e turistëve në rajon, i cili nuk ka pasur asnjë lidhje ajrore me pjesët tjera të vendit.

Aeroporti pritet të jetë i kompletuar në fillim të vitit 2012, ndërsa për biznes tashmë ka filluar punën./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale