Momenti kur MC Kresha dhe Erzina dhuruan puthjen e parë si të martuar

23:59 | 15 Dhjetor 2019

Reperi Kreshnik fazliu, i njohur me emrin artistik MC Kresha, ka kurorëzuar sonte (e diel) lidhjen e tij me martesë.

Ai dhe Erzina Shehu i kanë dhënë fund beqarisë në një dasmë shumë private me pak të ftuar, të organizuar në “Hotel Garden” në Prishtinë.

Në rrjetet sociale ndërkohë kanë qarkulluar fotografi dhe video të shumta nga dasma e çiftit të ri – ku nuk kanë munguar edhe shumë prej fytyrave publike.

Në një video të hedhur në Instagram është publikuar edhe momenti kur dyshja shkëmbyen unazat me njëri-tjetrit, pas betimit se do të jenë gjithmonë në krahët e njëri-tjetrit.

 

View this post on Instagram

 

Zyrtarisht burrë e grua ❤❤ #mtvalbania

A post shared by MTV Shqiperia (@mtvalbania) on

Celebrimin e tyre e bëri i pari i Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti.

Nd1ërkohë, në një tjetër video është shfaqur edhe momenti kur MC Kresha dhe Erzina shkëmbyen puthjen e tyre të parë si çift.

 

View this post on Instagram

 

Dasma @tavnikcity

A post shared by top video alb (@top_video_alb) on

Të rrethuar nga njerëzit më të dashur, të pranishmit krijuan ovacione të shumta kur dyshja e sapomartuar shkëmbyen puthjen e zjarrtë mes vete. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

Nje dasem prrallore 🥰e kuruar ne cdo detaj💋

A post shared by Albanian hits (@musicitslife2019) on

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara