‘Marakli t’kerreve’ sërish u dalin në ndihmë të strehuarve nga tërmeti

14:50 | 28 Nëntor 2019

Grupi ‘Marakli t’kerreve’ u ka dalë sërish në ndihmë disa personave të strehuar në një restorant në Fushë Kosovë.

Ata kishin nevojë për ushqime, pelena e veshmbathje të cilat i siguruan këta bamirës, shkruan arbresh.info.

Kujtojmë se që nga dita kur ndodhi tërmeti në Shqipëri, ky grup ka nisur aksione humanitare për të ndihmuar të prekurit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara