Kryeministri Hoti takon drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, flasin për bashkëpunim në fushën e transportit

11:55 | 15 Shtator 2020

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, priti sot në takim drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Matej  Zakonjshek, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit të përgjithshëm rajonal ekonomik, veçanërisht në fushën e transportit.

Me këtë rast, kryeministri Hoti theksoi përkushtimin e plotë të Qeverisë së vendit tonë për ta thelluar bashkëpunimin rajonal, me qëllim të intensifikimit të zhvillimit ekonomik, lehtësimit të zhvillimit të biznesit, sigurisë në rrugë  dhe qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, si kusht për progres të përgjithshëm të rajonit, në udhën e integrimeve evroperëndimore.

Ndërsa, Matej Zakonjshek tha se transporti dhe lidhjet rajonale janë faktorë shumë i rëndësishëm për rimëkëmbjen dhe përparimin e mëtejshëm të vendeve të kësaj pjese të Evropës Juglindore, thuhet në njoftimin për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara