Jet Li i sëmurë keq? Shikoni si është bërë!

11:05 | 22 Maj 2018

Një fotografi “tronditëse” është duke qarkulluar në rrjetet sociale kineze, që shfaq legjendën e arteve marciale Jet Li shumë të vjetër dhe të dobët.

Fotografia thuhet se është bërë gjatë një udhëtimi të fundit që Li e ka bërë në Tibet. Në fotografinë e publikuar ai nuk duket fare si legjenda Jet Li, i cili luajti në “Lethal Weapon 4” dhe “The Expendables”.

Pas publikimit të kësaj fotografie, fansat e tij nga e gjithë bota ngritën shqetësimet e tyre rreth gjendjes shëndetësore të Li, dhe u lutën për shërimin e tij të shpejtë.

Përderisa shumë njerëz janë brengosur rreth shëndetit të tij, menaxheri i Li, Steven Chasman, ka thënë se shqetësimet rreth shëndetit të Li janë “asgjë”, duke nënkuptuar se ai është shëndosh e mirë.

Ai tha se fotografia që Li e bëri në një tempull tibetian është nxjerrë jashtë kontekstit. “Është thjeshtë një foto nga e cila njerëzit po nxjerrin përfundime”, tha ai.

“Nëse ma bën një foto nga një kënd i keq dhe në kohën më të keqe të ditës, sigurisht se edhe unë do të dukesha keq”, shtoi ai.

Për ta dëshmuar se Li është mirë, Chasman publikoi një fotografi të fundit të yllit të filmave.

Shpërndaje në rrjete sociale