KFOR-i nga lartë po monitoron protestën në Karaçevë

12:58 | 12 Gusht 2020

Rrugën e bllokuan.

Me pankarta e flamuj në duar banoret e fshatit Karaçevë në kufi më Serbinë dolën sot në pikën qe lidh Karaçevën e Kamenicën për të protestuar, raporton arbresh.info.

Protestën nuk e ndali as thirrjet e Institutit Publik të Kosovës qe po kërkon mos të ketë tubime shkaku i pandemisë.

Këta banorë kanë vetëm një shqetësim, hyrjen e xhandarmerisë serbe në fshatin e tyre.

“Kosova nuk ka toka për të falur”, ky ishte mbishkrimi që banoret e kësaj zone po mbanin në duar.

E nga larte po vëzhgonte KFOR-i.

Kujtojmë se këta banorë tash e 20 vite janë duke kërkuar të bëhet një zgjidhje për fshatin e tyte./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara