Kravatat që ‘do të vë’ Haradinaj në 300 ditët e ardhshme

14:12 | 26 Dhjetorë 2017

Është mbajtur protesta artistike me një iniciativë kreative “Apel për ndihmë” ku njerëz të vullnetit të mirë i kanë dhuruar kravata kryeministrit i cili ka rritur pagën e tij rreth 100 për qind të asaj që e kishte dhe tani merr 2950 euro në muaj.

Rreth 300 kravata dhe disa këmisha janë gjërat që kanë ndarë qytetarët për kryeministrin Haradinaj i cili në arsyetimin e tij për rritje të pagave të zyrtarëve të lartë qeveritarë kishte thënë se i duhen para për të blerë këmisha e kravata se nuk mund të paraqitet dosido, shkruan arbresh.info.

Protestuesit i kanë varur këmishat dhe kravatat në rrethojat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke kërkuar nga kryeministri që të dalë t’i marr ato.

Fotografi i Arbresh.info sjell fotografitë më poshtë të protestës e cila bëri bujë sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale