FOTO/ FSK-ja nxjerr trupat e pajetë të punëtorëve të Minierës

09:22 | 3 Qershor 2020

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka publikuar momentet e nxjerrjes së dy trupave të pajete të minatorëve të cilët të martën humben jetën në minierën e Artanës.

Përmes një postimi në facebook, FSK-ë ka bërë të ditur se në orët e para të ditës së sotme ka arritur që operacionin për nxjerrjen e trupave ta përfundoj.

Postimi i plotë:

FSK-ja nxjerr trupat e pajetë të punëtorëve të Minierës

Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në orët e para të ditës së sotme kanë arritur të nxjerrin trupat e pajetë të dy punëtorëve të Minierës së Artanës.

Operacioni i nxjerrjes së trupave ka zgjatur me orë për shkak të specifikave të punës, në operacion morën pjesë: FSK-ja, Policia e Kosovës, Zjarrfikësit , njësitë e Kërkim Shpëtimit nga Minierat si dhe institucione tjera të Sigurisë.

Trupat e pa jetë i janë dorëzuar institutit të mjekësisë ligjore për procedura të mëtutjeshme.

Fotografia e Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së

Fotografia e Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së

Fotografia e Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së

Fotografia e Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së

Fotografia e Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara