Ferrari zbulon makinën e parë hibride

09:54 | 30 Maj 2019

Ferrari nga sot ka zbuluar serinë e parë ndonjëherë të makinave hibride.

Firma italiane thotë se SF90 Stradale është Ferrari më i fuqishëm ndonjëherë me një total prej 1,000 kuaj fuqi, i barabartë me dhjetë Ford Fiesta, që e ndihmon të kalojë 62 mph në vetëm 2.5 sekonda, transmeton portali arbresh.info.

Makina mund të udhëtojë 25 km në emetim zero me vetëm energji elektrike, duke e lejuar kështu të hyjë në qytete ku ndalohet përdorimi i karburanteve konvencionale.

Çmimet ende nuk janë bërë të ditura, por pritet të nisin rreth shumës 400 mijë funta për Ferrarin e parë me motor V8. Shitjet pritet të nisin nga fillimi i viti të ardhshëm./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara