Dhjetë fotografitë më të popullarizuara në Instagram në vitin 2019

20:44 | 28 Nëntor 2019

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump përqafon kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, para syve të Donald Trump. Fotografia është bërë më 25 gusht, në samitin e G7-tës.

Tymi që ka mbuluar Katedralën e Notre Dame në Paris. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur me 15 prill.

Ati i Shenjtë dhe Imami  i madh i al-Azhar Sheikh Ahmed al-Tayeb përqafohen pasi nënshkruajnë dokumentin për luftën ndaj terrorizmit.  Fotografia është shkrepur në Abu Dhabi, më 4 shkurt.

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un kalëron në Malin Paektu. Fotografia është bërë më 16 tetor.

Palestinëzët që hanë iftarin gjatë muajit të shënjtë të Ramazanit, nën rrënojat e një ndërtesë të shkatërruar nga sulmet izraelite. Foto e bërë më 18 maj.

Një protestues në Santiago mban lavamanin si mburojë kundër forcave qeveritare kiliane. Foto e shkrepur më 8 nëntor.

Një grua që qëndron përballë një ndërtesë të shkatërruar, e cila pësoi dëmtime nga një sulm i kryer nga qeveria siriane. Foto është shkrepur në Nusaybin, Turqi, më 10 tetor, transmeton portali arbresh.info

Rrufeja godet aeroplanin e Emirateve A380 në Aeroportin Chrischurch, Zelandë e Re. Foto e shkrepur më 20 nëntor.

Një activist proteston kundër ngrohjes globale në Indi, më 20 nëntor.

Migrantja nga Guatemala përqafon djalin e saj, përderisa i lutet ushtarit meksikan që t’ia mundësojë lejimin e kalimit të kufirit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Foto e shkrepur më 22 korrik.(FOTO: Reuters)/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara