Brenda shtëpisë madhështore të Princ Harry-t

21:32 | 9 Maj 2019

Është ëndërr të jetosh në këtë kështjellë përrallore me vlerën prej 2.5 milion £, me vendndodhje në ishullin Majorca.

Kështjella me 14 dhoma shtrihet në fshatin piktoresk të Soller-it. Këto imazhe të pabesueshme na tregojnë pamjen e jashtme me kopshtet madhështore të kështjellës mbretërore dhe hyrjen e brendshme të ndërtesës.

E si do të dukej ndryshe shtëpia e Princit Harry, Dukeshës Meghan dhe të porsalindurit, djalit të tyre, Archie. Shtëpia e quajtur ”Can Bell Esquard” që do të thotë pamje e mrekullueshme në gjuhën spanjolle, është e ndërtuar në një stil të arkitekturës gotike.

Është ndërtuar në themelet e saj si një vend që “mban brenda dashurinë e vërtetë”, me shkallë spirale të cilat të çojnë në një udhëtim për të zbuluar pamje fantastike që fsheh ky vend përrallor./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara