Banja e njohur sllovene ka një pishinë të pazakonshme

23:31 | 10 Nëntor 2019

Banja e njohur sllovene Terme Olimia Spa është pasuruar me pishinë të pazakonshme

Cilësia e këtij projekti është e njohur dhe e shpërblyer me shpërblimin ndërkombëtar BIG SEE, i cili u ndahet projekteve më të suksesshme nga Evropa Juglindore në shumë kategori.

“Termalija Family Wellness” është rikonstruksion i kompleksit të banjës i cili ekziston nga vitet ’80.

Kulmi masiv i cili mbulon pishinën është ndarë në një sërë segmentesh të vogla në mënyrë që madhësia e saj të mos dominojë mbi ambientin – porse është shkrirë me të.

Shikuar nga largësia, struktura e re harmonishëm është përshtatur me grupin përreth ndërtesës edhe sipas formës së saj, ngjyrës dhe dimensioneve të vëllimeve katrore nga të cilat është përbërë.

Muret e qelqta në ndërtesën e pishinës kanë mundësuar që sasi të mëdha drite natyrore të depërtojnë papengueshëm në enterier. Fasada e qelqtë në tërësi hapet dhe lidh pishinën me oborrin.

Forma gjeometrike e kulmit është e dukshme nga brenda, gjë që i ofron hapësirës dinamikë të jashtëzakonshme.

Tavani është i mbështjellë me pllaka druri dhe është ndriçuar më shumë me dritë natyrale, e cila depërton nëpërmjet baxhave.

Forma komplekse i ka ofruar kulmit të ri stabilitet dhe fortësi, gjë që ka mundësuar që pishina të jetë e mbuluar pa mbështetje shtesë.

Sipërfaqen e pishinës e ndërpresin vazot në të cilat janë mbjellë lulet dhe drunjtë, duke krijuar në atë mënyrë mbresën e larjes në natyrë, madje edhe gjatë muajve të dimrit.

/Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara