Djali nga Deçani zgjidhet mister Zvicra

16:31 | 25 Shkurt 2018

Shqiptarët po vazhdojnë të shkëlqejnë në çfarëdo fushe në të cilën bëjnë pjesë.
Krahas emrave të njohur në art që po bëjnë historinë, djemtë e vajzat e Kosovës nuk po na lënë keq as në konkurse bukurie.

Suksesi i fundit është shënuar mbrëmë kur Lirim Ramosaj nga Carrabregu i Deçanit është shpallur si më i bukuri i Zvicrës në pjesën e Romandisë, që përbën zonën frëngjisht-folëse të Zvicrës perëndimore me 25% te popullsisë që jeton në këtë regjion.

23 vjeçari që është marrë edhe më herët me modelizëm nuk është i pari që fiton këtë çmim për faktin se edhe vitin e kaluar, një tjetër djalë nga Kosova triumfoi duke u zgjedhur mister Zvicra. /prive/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara