Vazhdojnë të bien çmimet botërore të naftës

13:09 | 16 Tetor 2019

Çmimi i naftës ra përsëri në 53 dollarë për fuçi mes një perspektive të dobët për ekonominë botërore, megjithëse të dhënat bëjnë me dije se rezervat e furnizimeve vazhduan të mbeten të larta. Kështu çmimet u ulën me 0.4 për qind, pas nga rënieje të mëparshme me 2.2 për qind.

Pas këtyre të dhënave, besimi i investitorëve mbeti i dobët, mes shqetësimit të një recesioni, ndërsa lufta e vazhdueshme SHBA-Kinë po zgjatet pa perspektivat e një marrëveshjeje.

Edhe nëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina arrijnë të merren vesh për marrëveshjen e pjesshme, ende kjo nuk ka gjasa të ndikojë në një rritje të shpejtë ekonomike pasi tarifat ekzistuese tashmë e kanë bërë dëmin e tyre, përcjell Telegrafi.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë javën e kaluar shkurtoi parashikimet e kërkesës për naftë, për këtë vit dhe vitin e ardhshëm 2020, mes një prapavije ekonomike të përkeqësuar.

“Shqetësimet lidhur me rezultatin negativ të negociatave po godasin edhe më ekonominë globale dhe kërkesa e çmimet e naftës po e reflektojnë këtë”, tha Harry Tchilinguirian, kreu i strategjisë së tregjeve në BNP Paribas SA në Londër.

Duket se çmimin e ulët po e shkakton jo vetëm kërkesa në rënie, por edhe prodhimi i lartë, i cili nuk është tkurrur.

Sipas vlerësimit mesatar në një studim të Bloomberg, inventarët e naftës së papërpunuar të SHBA-së javën e kaluar u rritën me 3.1 milionë fuçi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara