Ushtria e Kosovës blen helmeta afër 300 mijë euro

15:05 | 28 Nëntor 2019

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka blerë helmeta për ushtarët e Kosovës

Pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës janë furnizuar me helmeta ushtarake, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se helmetat e FSK-së kanë kushtuar afër 300 mijë euro ose saktësisht  271 mijë euro.

Në përshkrim të lëndës së kontratës thuhet se kontrata është lidhur për 36 muaj ndërsa do të shfrytëzohen për zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme.

“AK i MM-se ka për qellim qe te lidhe një kontratë kornizë 36 muajsh ,  me një OE  qe do te ketë kapacitet, ekonomik, teknik dhe profesional te kryej këto lloje te furnizimeve (Helmeta ushtarake), sipas kërkesës dhe nevojave te AK, në përputhje te plot me specifikat teknike të dhëna ne DT aneks 1 (specifikacioni teknik i detyrueshëm ). Helmetat ushtarake do te përdoren nga personeli ushtarak i FSK-se për zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme,  me qellim te ngritjes se nivelit te gatishmërisë ne përmbushjen e kapaciteteve operacionale sipas misionit te FSK-se”, thuhet në përshkrim.

Aty thuhet gjithashtu se Ministria e Mbrojtjes fillimisht kishte parashikuar vlerën prej 450 mijë euro për kontratën me titull ‘Furnizim me helmeta ushtarake për nevoja te FSK-së’.

E pas shpalljes së tenderit të 7 operatorët që kishin dërguar tender kishin ofruar çmimin më të ulët. Ai më i ofruari kishte  271.050 ndërsa më i larti 423.800 euro.

Fituese ka dalë grup i Operatorëve Ekonomik “Profitech  SH.P.K.; ATS GROUP DOOEL Skopje” të cilët edhe kishin ofruar çmimin më të ulët./arbresh.info/

Ndryshe kujtojmë që në dhjetor të vitit që lamë pas Forca e Sigurisë së Kosovës është shndërruar në Ushtri të Kosovës por emri i saj nuk ka pësuar ndryshime për shkak të pamundësive kushtetues./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara