Ulja e pagave për punëtorët e Telekomit mund të shtyhet deri në prill

15:58 | 8 Janar 2020 | Agnesa Çitaku

Javën që lamë pas të gjithë punëtorëve të Telekomit të Kosovës u erdhi një emaili përmes së cilit u njoftuan se pagat e tyre do zvogëlohen.

Gjendja jo e mirë financiare e ndërmarrjes publike ishte arsyeja pse punëtorët e saj nga 1 janari pritej të kenë paga më të vogla për 10 dhe 20%.

Por, kjo duket se nuk do të ndodhë së paku deri në fund të marsit.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj. Ai ka thënë se këtë kërkesë e kanë shtruar sot në mbledhjen e Bordit.

E sipas tij edhe vendimi do të jetë pozitiv.

“Kërkesa e sindikatës është që të pezullohet vendimi deri me datën 31.03 për shkak se Ligji është dërguar në Gjykatë Kushtetuese dhe nuk e dimë a hynë a jo, Bordi është dakorduar që ditëve në vijim të shqyrtojnë kërkesën tonë dhe deri javën e ardhshme të del me një vendim. Ka qenë takim i frytshëm dhe besojmë se do të ketë reflektim pozitiv ”, ka thënë ai.

Balajt ka thënë se me zvogëlim të pagave nuk do të pajtohen punëtorët.

“As 10 as 20%, ne nuk jemi pajtuar. Por, duhet të gjejmë alternativa të shohim se çka po bëjnë për shkak të gjendjes së rëndë pasi është numër i madh i punëtorëve”, ka përfunduar ai.

Ndryshe ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës për vite me ardhë ishte kritikuar për shpenzime pa kriter. Vetëm muaj më parë arbresh.info ka raportuar për dhjetëra raste të keqpërdorimit të parave.

Mijëra euro ishin ndarë për këngë dhe klipe të këngëtarëve të ndryshëm kosovarë. Nga paratë e Telekomit ishin organizuar spektakle të bukurisë, madje para ishin ndarë edhe për sallone të bukurisë.

Tunës e kolegeve të saj iu ndanë deri 6 mijë euro për videoklipe nga Telekomi

E nga Telekomi kishin marrë para edhe artistë të tjerë e humoristë.

Ndërmarrja dorëshlirë ishte treguar edhe me dreka, darka e udhëtime zyrtare, ato para ishin shfrytëzuar nga zyrtarët e saj edhe për rroba, për të paguar gjoba trafiku e deri te blerja e biletave për ndeshje futbolli.

‘Pushkë e çifteli’ e Leonora Jakupit i kushtoi Telekomit të Kosovës 6 mijë euro

arbresh.info ka raportuar edhe për rreth 40 punësime me lidhje partiake e familjare të bëra në Telekomin e Kosovës./arbresh.info/

 

Pushteti ‘mbush’ Telekomin me reja, motra, fëmijë, vëllezër e militantë partiak

1 mijë euro bileta për ndeshjen Kosovë-Kroaci, faturën e pagoi Telekomi

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara